Bast i fituar me Realin, Theo golashënuesi më i mirë i Milanit këtë sezon

Transferimi i Theo Hernandezit gjatë afatit kalimtar të verës ka qenë lëvizja më e mirë e Milanit në merkato.

Francezi edhe pse një mbrojtës, aktualisht është golashënuesi më i mirë i skuadrës kuq e zi.

Ai ka shënuar katër gola në Serien A dhe një në Kupën e Italisë, aq sa ka edhe Piateku, ku gjysmën i ka shënuar nga penalltia.

Megjithatë, nga janari “baba” i sulmit të Milanit është Zlatan Ibrahimovic.


Shtuar 16.01.2020 09:07