14 raste të reja, si ndryshoi sot harta në Shqipëri

14 raste të reja janë zbuluar me Covid 19 në vendin tonë, duke e çuar numrin total të të prekurve në 750. nga këto 7 raste të reja janë zbuluar në Tiranë, 5 në Krujë, dhe dy të tjera në Shkodër.

Ministria po ashtu ka konfirmuar dy rastet e jetëve të humbura, atë të një 73-vjeçari nga Durrësi, dhe atë të një 52-vjeçari nga Kruja.

Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 267 persona të dyshuar me COVID-19.


Shtuar 28.04.2020 09:35