Nëse nuk do të dalë vaksia, Olimpiada TOKIO 2020 do të anulohet

Pandemia e Koronavirusit vë në diskutim të ardhmen e sportit. Në këtë situatë dramatike nuk mund të flitet me siguri as për eventet e vitit të ardhshëm, kur është parashikuar të organizohen Lojërat Olimpike.

Fjalët e presidentit të komitetit organizativ të lojërave të Tokios, Yoshiro Mori, shtojnë pasigurinë te sportistët. “Nëse pandemia nuk do të jetë vënë nën kontroll në vitin 2021, Olimpiada do të anulohet.” Deklaratë kjo e thënë për gazetën japoneze, Nikkan Sports.

Eventi gjigant, që do të zhvillohej këtë verë, u shty për vitin tjetër. Sigurisht që duhet të kajojë shumë kohë për të marrë një vendim për anulimin e mundshëm të Olimpiadës, por edhe fjalët e një zyrtari të lartë të shëndetësisë së Japonisë (Presidenti i Shoqatës së Mjekëve, Yoshitake Yokokura), janë domethënëse:

“Për aq kohë sa nuk do të jetë zhvilluar një vaksinë efikase, mendoj se do të jetë e vështirë që të zhvillohet Olimpiada e vitit 2021. Nuk po them që nuk duhet të zhvillohet, por pandemia nuk është e kufizuar vetëm në Japoni, është një problem mbarëbotëror.”


Shtuar 28.04.2020 09:37