KORONAVIRUSI/ Maluma nuk vjen në Tiranë?

Janë konfirmuar 2 rastet e para e të prekurve nga koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri del me urdhëra.

Me muaj është paralajmëruar performanca e superkëngëtarit latin Maluma në Shqipëri.

Kështu, lart e poshtë po flitet edhe për pezullimin e koncertit që do të mbahet ditën e verës në Tiranë, ku do të performojë edhe këngëtari me famë botërore, Maluma.

Pas këtyre lajmeve, organizatorët e eventit kanë reaguar, duke njoftuar se koncerti ende nuk është anuluar dhe pritet një njoftim zyrtar.

“Ju lutem prisni një njoftim zyrtar nga organizatorët e koncertit. Janë publikuar nga portalet që koncerti është anuluar dhe s’është e vërtetë. C’do gjë do të bëhet e ditur së shpejti.”- shkruan njëri prej organizatorëve në postim.


Shtuar 9.03.2020 12:00