Frika nga koronavirusi, zbardhen porositë për deputetët e Kuvendit

Janë regjistruar në Shqipëri dy rastet e para të prekura nga koronavirusi por megjithatë Parlamenti do të vijojë normalisht punimet.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PS-së, mësohet se Taulant Balla u ka dhënë porosi deputetëve të vijojnë normalisht punën.

Balla ka këshilluar deputetët që të mos bien pre e panikut, por të vazhdojnë punën në komisione dhe seanca plenare.

“Kuvendi do të vazhdoje normalisht punën. Te zbatojmë pikë për pikë rekomandimet dhe urdhërata e specialisteve te Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk ka vend për panik prandaj vazhdoni punën ne komisione dhe seance plenare”, mësohet të jetë shprehur Balla.

Ndërkohë që gjatë kësaj mbledhje është miratuar gjithashtu edhe rregullorja e Grupit Parlamentar.


Shtuar 9.03.2020 12:02