Fatma Methasani bjonde? Nëse nuk e imagjinoni dot shihni këtë foto (FOTO LAJM)

Fatma Methasani është një nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar. Prej disa muajsh ajo dhe partneri i saj, Alfio Rrotani janë bërë prindër të një djali të vogël të quajtur, Noah.

Dyshja ka ndarë momentet më të ëmbla me ndjekësit e tyre, ndërsa Fatma së fundmi duket se ka vendosur të eksperimentojë paksa me look-un e saj.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet bionde dhe krah së cilës shkruan: “Ja si nuk do t’i shohim kurrë flokët e mia”.

Ndonëse Methasani duket shumë e ëmbël me këtë look, ajo ka treguar se nuk do ta ndryshonte asnjëherë ngjyrën e flokëve të saj për t’i kthyer ato në bionde.


Shtuar 1.04.2020 14:32