UEFA dënon sërish Manchester City

Manchester City është sërish në qendër të vëmendjes së UEFA, teksa është dënuar me një gjobë prej 3 mijë eurosh.

Vendimi vjen për shkak të thyerjes së rregullores në artikullin 29.0e, për rregullin e veshjeve të fanellave ara fillimit të ndeshjes kundër Real Madridit.

Uniforma mbante logon e një sponsori në pjesën e përparme dhe të pasme, e cila është e ndaluar. Në fakt logoja është e lejuar në pjesën e pasme, dhe nuk duhet të jetë me e madhe se 20 cm.

Edhe logoja e xhupit të mbajtur nga lojtarët e City-jt gjatë nxehmjes nuk respektoi rregullat e UEFA.


Shtuar 1.04.2020 14:37