Mbi 800 të vdekur në ditë, shihni gjendjen katastrofike të spitaleve italiane prej COVID-19 (VIDEO)

Italia është një ndër vendet më të prekura nga COVID-19 në botë. Shteti ynë fqinj shënon numrin më të lartë të viktimave të shënuara nga koronavirusi, 12,428 të vdekur, 15,729 të shëruar nga 105,792 të infektuar gjithsej.

Vetëm ditën e djeshme në Itali janë shënuar mbi 800 të vdekur, shifër kjo alarmante edhe pse prej ditësh vuan nga COVID-19.

Por çfarë po ndodh brenda spitaleve në Itali, aty ku janë dërguar edhe 30 mjekë e infermierë nga Shqipëria.

Një infermier i cili ka preferuar të qëndrojë anonim ka filmuar një video brenda spitalit ku punon dhe pamjet janë të dhimbshme.

Filmimi shoqërohet me shpjegimin se duke parë kushtet ku qëndrojnë pacientët e ku punojnë mjekë e infermierë, nuk është një rastësi që në Itali të ketë një numër kaq të madh viktimash.

Numri i madh i të prekurve coi në kolaps të plotë mjekësinë italiane, dhe ndoshta për shkak të kësaj në vendin fqinj kemi kaq shumë të vdekur nga COVID-19. /albeu.com/


Shtuar 1.04.2020 14:28