14 viktima dhe 46 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

14 persona kanë vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut teksa janë konfirmuar me koronavirus 46 raste të reja.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3.073 persona.

Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar edhe 147 pacientë të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostikuar gjithsej 155.117 pacientë, ndërsa prej tyre 147.190 janë shëruar dhe 5.356 kanë humbur jetën.

Aktualisht, numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 2.571.


Shtuar 26.05.2021 15:43