Halloween-i në Cyrih mori një kthesë të pakëndshme për pronarin e një Porsche-je të vandalizuar. Riparimi i makinës mund t’i kushtojë deri në 30 mijë franga zvicerane.
Në Distriktin 4, trazirat u shoqëruan me djegie kontejnerësh, thyerje xhamash dhe dëmtime automjetesh nga protestuesit. Një Tesla u dogj, ndërsa Porsche-ja u dëmtua edhe pse ishte parkuar rreth pesë kilometra larg epiqendrës së trazirave.
Të lidhura
None found
Makina luksoze ndodhej jashtë zonës blu të parkimit, por kjo nuk e kurseu nga vandalizmi. Për pronarin e saj, frika e Halloween-it nuk mbeti vetëm te maskat.
Tregtari i makinave Stéphane Thommen thotë se ndërhyrja në një servis të autorizuar mund të arrijë në rreth 30 mijë franga. Në një garazh privat, kostoja mund të jetë rreth 20 mijë franga.
Kështu, ndërsa për disa Halloween-i u mbyll me karamele, për pronarin e Porsche-s la pas një faturë të kripur.







