Në shumë pjesë të botës, taksitë dallohen nga ngjyrat e verdha, ndërsa diku tjetër ato mund të jenë të kuqe, blu të hapur ose pa asnjë standard të përcaktuar. Në Gjermani, megjithatë, ato identifikohen prej kohësh nga ngjyra bezhë. Por kjo pamje nuk ka qenë gjithmonë e njëjtë.
Të lidhura
None found
Në fillim, taksitë gjermane qarkullonin me ngjyrë të zezë. Kjo praktikë mori fund në vitin 1971, kur ministri federal i Transportit i asaj kohe, Georg Leber, vendosi që çdo taksi e re të lyhej me një bezhë të çelët, të njohur teknikisht si RAL 1015, ose fildish i hapur. Më pas, gjatë një periudhe kalimtare prej pesë vitesh, taksitë e zeza u zhdukën plotësisht nga rrugët e Gjermanisë.
Vendimi u mbështet nga disa arsye konkrete.
Njëra ishte thjesht praktike: mbi bezhën, papastërtitë e lehta dhe njollat e vogla binin më pak në sy sesa mbi të zezën, ndaj automjetet ruanin më gjatë pamjen e pastër.
Një tjetër lidhej me temperaturat gjatë verës. Në kohën kur veturat ende nuk kishin kondicioner, automjetet e zeza nxehej shumë.
Megjithatë, motivi kryesor ishte fakti se kjo ngjyrë përdorej shumë rrallë nga veturat private, çka i bënte taksitë të dallohej lehtë në trafik.
Për më tepër, një ngjyrë më e hapur përmirësonte edhe sigurinë në komunikacion, sepse automjetet shiheshin më mirë në rrugë. Ky ishte një element që ministri Leber e vlerësonte si veçanërisht të rëndësishëm.
