Mercedes-AMG publikon sinjalet e para për SUV-in e ardhshëm elektrik

SUV-i i ri me energji elektrike nga Mercedes-AMG është shfaqur për herë të parë në disa pamje, ndërsa modeli do të përfaqësojë variantin crossover të GT 4-Door.

Prodhuesi gjerman i publikoi fotografitë në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se automjeti do të sjellë aftësi të larta dinamike dhe tiparet dalluese të stilit AMG.

Të lidhura

None found

Në pamjen e jashtme bien në sy pjesa ballore e gjerë, dritat ditore me formë ylli, parafangot e spikatura dhe çatia me linja sportive. Edhe pse pjesa e pasme merr frymëzim nga GT 4-Door, konfigurimi i dritave të SUV-it do të jetë i veçantë.

Kabina pritet të ndjekë konceptin e versionit sedan, me një panel instrumentesh digjital prej 10.2 inçësh, ekran qendror 14-inç dhe një ekran të dedikuar për pasagjerin. Lista e pritshme e pajisjeve përfshin gjithashtu ulëse sportive, timon të rrafshuar në pjesën e poshtme, karikim pa kabllo dhe çati panoramike.

Varianti 53 do të përdorë dy motorë elektrikë, të cilët së bashku prodhojnë 536 kuaj/fuqi dhe 800 Nm çift rrotullues. Me një bateri rreth 106 kWh, autonomia e parashikuar arrin deri në 809 kilometra sipas ciklit WLTP.

Në ofertë pritet të përfshihet edhe varianti më i fuqishëm 63, i pajisur me tre motorë. Sistemi do të gjenerojë deri në 1,153 kuaj/fuqi dhe 2,000 Nm çift rrotullues, duke mundësuar përshpejtimin nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.4 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 300 km/h.

Mercedes-AMG planifikon që modelin e ri elektrik ta nxjerrë në shitje në fund të këtij viti.


Shtuar 11.08.2026 21:45

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomcandycasino girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom