Sulmuesi Enis Rexhepi po konfirmon formën e tij të mirë dhe po shfaqet si një kandidat serioz për të marrë një tjetër ftesë nga Kosova në ndeshjet kualifikuese të muajit mars.
Futbollisti i talentuar i Stuttgartit la gjurmë edhe në fitoren e thellë 6-0 ndaj Regensburg U19, ku tregoi sërish cilësitë e tij.
Të lidhura
None found
Rexhepi e nisi ndeshjen në stol, por pasi u aktivizua, arriti të gjente rrugën e rrjetës. Nga pika e bardhë, ai ekzekutoi penalltinë me qetësi të plotë, duke zgjedhur stilin “Panenka”.
Topi përfundoi në qendër të portës, ndërsa portieri mbeti i palëvizur dhe nuk pati mundësi të reagonte.
Me paraqitje të tilla, nuk do të përbënte surprizë nëse Stuttgarti do ta grumbullonte së shpejti Rexhepin me ekipin e parë për një ndeshje të Kupës së Gjermanisë.





