Ferrari prezanton “bishën”, njihuni me SUV-in e tij të parë (FOTO LAJM)

ITALI- Ferrari ka prezantuar për herë të parë në histori një makinë SUV. Ferrari Purosangue është ndryshe nga prodhimet e tjera të markës së famshme italiane: ka 4 dyer dhe 4 sedilje.Kjo makinë ka një motor Ferrari V12, është e gjatë 5 metra dhe e lartë 1,6.

Ferrari ka prodhuar makina me katër vende më parë, por makinat e tij të prodhimit të rregullt kanë qenë modele me dy dyer dhe me sedilje të pasme më të përshtatshme për udhëtime të shkurtra. Purosangue ka katër sedilje me madhësi të plotë dhe plotësisht të rregullueshme, e para në çdo model Ferrari.

Të dy sediljet e përparme dhe të pasme janë gjithashtu me ngrohje ndërsa sediljet e përparme kanë një funksion masazhi. Ngjyrat e disponueshme janë 4: e zeza, e bardha, e kuqja dhe grija.
Çmimi i Ferrari Purosangue është 390 000 euro dhe dorëzimet do të nisin në mesin e vitit të ardhshëm.

Një “sistem i pezullimit aktiv” ndihmon në mbajtjen nën kontroll të trupit të makinës gjatë kthesave të shpejta dhe të vështira. Çatia e saj është bërë nga fibra karboni për të reduktuar peshën pranë pjesës së sipërme të automjetit. të cilat gjithashtu duhet të ndihmojnë në reduktimin e rrotullimit anash nëpër kthesa. Pjesa më e madhe e pjesëve të poshtme të trupit janë bërë nga alumini. Pavarësisht nga lartësia relativisht e lartë e makinës (për një Ferrari), sediljet janë të ulëta, thotë kompania, për të ndihmuar në ruajtjen e përvojës tradicionale të drejtimit të ulët të markës.

Shtuar 14.09.2022 20:07