Elon Musk konfirmon një makinë të re elektrike Tesla me kosto të ulët

Elon Musk ka konfirmuar se një makinë elektrike me kosto të ulët e gjeneratës së ardhshme nga Tesla është në punim dhe mund të mbërrijë në gjysmën e dytë të 2025.

Ai premtoi një sistem revolucionar të prodhimit për makinën që është shumë më i avancuar se çdo sistem tjetër në botë.

Ditën e djeshme agjencia e lajmeve Reuters sugjeroi se një makinë e re Tesla crossover me emrin e koduar Redwood po vjen. Raportohet se Tesla ka kërkuar nga furnizuesit që të përgatiten për një volum prodhimi prej 10,000 makinash në javë.

Në të kaluarën Musk kishte thënë se prodhuesi i makinave elektrike po punon në dy modele të reja të cilat mund të shiten në 5 milionë njësi në vit së bashku.

Makina do të prodhohet në fabrikën e Tesla në Austin dhe sipas Musk teknikat e prodhimit aplikuar mbi të do të jenë shumë të vështira për tu kopjuar. /PCWorld Albanian


Shtuar 28.01.2024 23:28