Ferrari Luce, automjeti i parë plotësisht elektrik i prodhuesit italian, është blerë për 40 milionë dollarë gjatë ankandit të RM Sotheby’s në Monterey.
Të lidhura
None found
Makina e identifikuar si “Chassis 0” ishte nxjerrë në shitje me një vlerësim fillestar pak mbi 1.1 milion dollarë. Megjithatë, përplasja e ofertave mes koleksionistëve e rriti vlerën përfundimtare në 40 milionë dollarë.
Ky ekzemplar u paraqit në një konfigurim të personalizuar Tailor Made, ndërsa të ardhurat nga shitja do t’i dhurohen Fondacionit Ferrari për mbështetjen e projekteve arsimore.
Luce është pajisur me katër motorë elektrikë, të cilët së bashku gjenerojnë 1,050 kuajfuqi. Modeli arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.5 sekonda.
Me këtë transaksion, Luce u bë makina elektrike më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand. Megjithatë, shuma rekord nuk pasqyron çmimin e versioneve standarde të modelit.
Modelet e prodhimit pritet të kenë një çmim rreth 550 mijë euro.
Vlera e jashtëzakonshme e shitjes shpjegohet nga fakti se bëhej fjalë për Luce-n e parë të prodhuar, si dhe nga karakteri i veçantë bamirës i ankandit.
