Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, publikoi në profilin e tij në Facebook një fotografi nga Spitali Klinik në Shtip, duke cituar deklaratën për media të partisë. Pamja tregon një dhomë të përmbytur dhe një tavan të shembur. Sipas tij, kjo është gjendja e kujdesit shëndetësor maqedonas sot, nën Hristijan Mickoskin dhe Sasho Klekovskin.
Filipçe e kritikoi pushtetin aktual, duke thënë se para për tendera kriminalë ka, ndërsa për kujdesin shëndetësor jo.
Të lidhura
None found
Ai tha se në këto kushte trajtohen pacientët dhe punojnë mjekët, ndërsa e cilësoi gjendjen një katastrofë për të cilën nuk mjaftojnë fjalët. Filipçe pyeti se kush do të mbajë përgjegjësi dhe nëse faji do t’i atribuohet sërish dikujt tjetër.






