Me ndryshimin e kohërave po evoluojnë edhe praktikat e kompanive.
Të lidhura
None found
Përkushtimi ndaj ekologjisë dhe qëndrueshmërisë po promovohet gjithnjë e më shumë përpara konsumatorëve dhe publikut, ndërsa kësaj prirjeje i janë bashkuar edhe prodhuesit e gomave.
Pirelli ka krijuar një logo të posaçme për të dalluar gomat e prodhuara me të paktën 50 për qind materiale të ricikluara dhe me origjinë biologjike.
Simboli përbëhet nga dy shigjeta që formojnë një rreth. Ai është vendosur në produktet e reja, në mënyrë që blerësit ta identifikojnë qartë kategorinë e gomave.
Gomat P Zero E janë të parat ku është aplikuar kjo shenjë.
Në përbërjen e tyre ka më shumë se 55 për qind materiale të ricikluara dhe me origjinë biologjike. Kjo është konfirmuar nga Bureau Veritas, kompani udhëheqëse në nivel botëror për verifikimin e përputhshmërisë dhe certifikimin e standardeve që lidhen me cilësinë, mjedisin, shëndetin, sigurinë dhe përgjegjësinë sociale (ISO 14021).
