Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian arritën mbrëmë një marrëveshje për një ligj që parashikon përfundimin e shitjes së makinave dhe automjeteve të reja me motor me djegie të brendshme, d.m.th. benzinë dhe naftë, nga viti 2035.
Presidenca çeke negocioi në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së me përfaqësuesit e PE. U arrit një marrëveshje për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit nga makinat e reja me 55 për qind dhe 50 për qind për kamionët deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 2021. Prandaj, deri në vitin 2035, duhet të arrihen zero emetime si për makinat e reja ashtu edhe për kamionët.
Marrëveshja është pjesë e paketës “Gati për 55 për qind”, me të cilën BE i vendosi vetes synimin për të reduktuar emetimet neto të gazeve serrë me të paktën 55 për qind deri në vitin 2030.