Prodhuesi thotë se mjeti fluturues me dy ulëse mund të përdoret në Kinë verën e ardhshme

Udhëtimet me të ashtuquajturat “makina fluturuese” mund të nisin në Kinë që verën e ardhshme. Këtë mundësi e ka paraqitur prodhuesi i një mjeti me dy ulëse, të pajisur me sistem pilotimi automatik.

Deli Zhao, drejtori ekzekutiv i kompanisë kineze të makinave fluturuese XPeng, tha se mjeti për fluturime në lartësi të ulëta kushton 300,000 dollarë. Sipas tij, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2027 ai do të jetë gati për t’u përdorur nga individë për argëtim në zona rurale, si edhe nga shërbimet e emergjencës.

Të lidhura

None found

Mjeti ka marrë miratimin e autoriteteve kineze të aviacionit civil për përdorim të kufizuar, pas 10 vitesh zhvillimi. Kabina e tij e vogël është afërsisht sa një Fiat 500.

Gjashtë helika që punojnë me bateri, të ngjashme me ato të dronëve, e ngrenë mjetin në ajër. Drejtimi bëhet me një levë të thjeshtë kontrolli (joystick), por ai mund të fluturojë edhe në mënyrë autonome drejt një destinacioni të programuar. Zhao, i cili është pilot i trajnuar, thotë se mund t’i mësojë kujtdo ta drejtojë brenda pesë minutash.

Në çmim përfshihet edhe një furgon me gjashtë rrota, me përmasa të ngjashme me një Ford Transit. Mjeti fluturues nxirret nga pjesa e pasme e furgonit dhe hapet në një mënyrë që Zhao e krahasoi me filmat “Transformers”. Ai ka punuar për zhvillimin e makinave fluturuese për gati një dekadë.


Shtuar më 10.11.2026 22:51

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet