Kraki: Pasivizimi i adresave në Preshevë është spastrim etnik përmes dokumenteve

Gjatë debatit për raportin e Bashkimit Evropian dhe integrimin evropian, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ngriti shqetësimin për të drejtat e shqiptarëve në Serbi. Ai kritikoi pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës dhe diskriminimin që, sipas tij, ushtrohet ndaj tyre nga institucionet serbe.

Kraki u shpreh se raportet vjetore të BE-së kërkojnë vëmendje serioze, pasi mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe e komuniteteve etnike është ndër parimet themelore të Unionit.

Të lidhura

None found

Pasi deputetët e Listës Serbe ngritën pretendime për të drejtat e serbëve në Kosovë, ai kërkoi që në debat të shqyrtohen edhe përfundimet e raportit evropian për Serbinë.

Kraki kërkoi që të diskutohet raporti i BE-së për të drejtat e shqiptarëve në Serbi

“Nëse sot po flasim për raportin e Kosovës dhe deputetët e Listës Serbe vijnë këtu për t’u ankuar për të drejtat e tyre në Kosovë, atëherë duhet të paraqesim edhe raportin e po atij komisioni, i cili trajton Serbinë dhe të drejtat e shqiptarëve atje”, deklaroi Kraki.

Sipas tij, raporti përshkruan përpjekje të vazhdueshme të Serbisë për të pakësuar përfaqësimin e shqiptarëve në organet vendore, si dhe zbatimin e pasivizimit të adresave.

Kraki: Pasivizimi i adresave është spastrim etnik i kryer me dokumente

“Raporti thotë se Serbia vepron në mënyrë të organizuar e sistematike për të ulur praninë e shqiptarëve në institucionet përfaqësuese lokale, dhe këtë synim e realizon. Ai përmend edhe pasivizimin e adresave, që në thelb është spastrim etnik me letra”, tha deputeti.

Kraki vuri në dukje se përfaqësimi dhe pjesëmarrja e komuniteteve në institucionet e Kosovës nuk mund të barazohen me mënyrën si, sipas tij, trajtohen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Kraki: Largimi vullnetar nga institucionet në Kosovë nuk krahasohet me përndjekjen në Luginë

“Largimi vullnetar nga institucionet këtu në Kosovë nuk mund të krahasohet me përndjekjen që institucionet serbe u bëjnë shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Nëse deputetët e Listës Serbe duan të kuptojnë çfarë do të thotë të jesh pakicë e diskriminuar, i ftoj të regjistrohen përkohësisht si shqiptarë në Preshevë”, u shpreh ai.

Kraki foli gjithashtu për domosdoshmërinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe tha se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit.

Duke iu referuar fjalëve të Robert Schumanit për Evropën dhe luftën, deputeti paralajmëroi se moszgjerimi i BE-së mund të shtojë pasigurinë në rajon dhe përtej tij.

Kraki: Zgjerimi i BE-së është nevojë gjeopolitike

“Nëse Evropa nuk zgjerohet dhe ne mbetemi jashtë, mund të përballemi me luftë; së paku, pasiguria është e garantuar, sepse ajo është tashmë e pranishme”, tha Kraki.

Ai argumentoi se zgjerimi evropian, që prej nisjes së procesit, është ndikuar ndjeshëm nga rrethanat gjeopolitike dhe jo vetëm nga kriteret teknike që duhet të përmbushin vendet kandidate.

Si shembuj përmendi anëtarësimin e Spanjës, Portugalisë, Greqisë dhe shteteve të Evropës Lindore, duke thënë se zgjerimet e mëdha janë udhëhequr edhe nga interesat strategjike të kontinentit.

Kraki: BE-ja ndodhet në një cikël të ri

“Bashkimi Evropian është sot në një cikël të ri. Është rikthyer nevoja që kemi pasur në fillim për integrim dhe zgjerim, veçanërisht për arsye gjeopolitike”, përfundoi Kraki.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet