ZYRTARE/ Zlantan Ibrahimovic mbetet jashtë “EURO 2020”

Kombëtarja suedeze ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet për Kampionatin Evropain.

Ibrahimovic u lëndua në ndeshjen ndaj Juventusit në kuadër të javes së 34-të të Serie A.

Por, lëndimi  i tij mendohej se do të zgjaste vetëm tre javë, pasi u verifikua se ai nuk ka këputur ligamentet apo diçka e tillë.

Mirëpo lajmin për mospërfshirjen e Ibras në “Euro 2020” e ka bërë zyrtar, Suedia. Kombëtarja suedeze ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian pas një bisede të zhvilluar ndërmjet tij dhe Janne Andersson.

Kombëtarja e ka uruar 39 vjeçarin për shërim të shpejtë.

Shtuar 15.05.2021 04:05