Sint-Truiden ka njoftuar zyrtarisht transferimin përfundimtar të sulmuesit anësor shqiptar, Arbnor Muja, nga Samsunspor.
Klubi belg vendosi të ushtronte të drejtën për ta blerë kartonin e lojtarit nga skuadra turke, pas përfundimit të periudhës njëvjeçare të huazimit.
Të lidhura
None found
Muja regjistroi paraqitje të mira gjatë kësaj kohe, duke realizuar gjashtë gola dhe duke dhënë dy asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat, statistika që duket se bindën Sint-Truiden ta kthente marrëveshjen në të përhershme.
Lajmi për blerjen nga Samsunspor u publikua në faqen zyrtare të Sint-Truiden, ku u bë e ditur gjithashtu se futbollisti do të luajë me fanellën me numër 7.
“STVV blen përgjithmonë Arbnor Mujën nga Samsunspor”, thuhet në postimin e klubit belg.
Përpara kalimit te Samsunspor, Muja ka qenë pjesë e Trepçës, Trepçës ’89, Skënderbeut, Dritës dhe Royal Antëerp.
