Skënderbeu ka zyrtarizuar vetëm pak minuta më parë transferimin e Ahmad Musa dhe Jeremiah Junior Thomas. Të dy futbollistët mbërrijnë te skuadra korçare falë marrëveshjes së arritur me Ikon Allah Football Academy, akademi me bazë në Nigeri.
Me këto dy prurje, trajneri Ernest Gjoka do të ketë më shumë alternativa në dispozicion te “Ujqërit”, në prag të nisjes së sezonit të ri. Skënderbeu u rikthye në elitën e futbollit shqiptar pasi përfundoi edicionin e kaluar si nënkampion i Kategorisë së Parë.
Të lidhura
None found
Në letër, objektivi i ekipit korçar pritet të jetë sigurimi i mbijetesës, ndërsa konkurrenca ka nisur të bëhet e ndjeshme ende pa filluar sezoni.
