ZYRTARE/ Nuk është Barcelona, Wijnaldum firmos me ekipin e ri

Futbollisti holandez, Georginio Wijnaldum (30-vjeçari) ka firmosur me skuadrën e re.

Ish-lojtari i Liverpoolit ka firmosur kontratë me Paris Saint-Germain, derisa skuadra e Barcelonës po planifikonte që gjatë kësaj jave ta zyrtarizonte.

30-vjeçari ka firmosur kontratë tre-vjeçare me PSG-në, me një shumë prej 9.5 milionë euro në vit.

Mesfushori gjatë sezonit të kaluar në Premierligë me ‘The Reds’ bëri 38 paraqitje, ku shënoi 2 gola.


Shtuar 10.06.2021 15:17

Tags: ,