ZYRTARE/ Laçi zgjedh një trajner malazez për stolin, firmos me Vukiçeviç (FOTO LAJM)

Menjëherë pas zyrtarizimit të divorcit me Shpëtim Duron, Laçi ka gjetur edhe pasuesin e tij për stolin.

Klubi kurbinas ka vendosur të afrojë një trajner malazez, me tepër eksperiencë si Dejan Vukiçeviç i cili ka drejtuar shumë skuadra që nga Mali i Zi, Letoni, Moldavi dhe Kosovë.

53-vjeçari së fundmi ka patur drejtimin e Feronikelit në kampionatin e Kosovës, teksa ishte dhe në stolin e këtij ekipi në miqësoren me Milanin të luajtur në “Fadil Vokrri”.

Gjithsesi, zgjedhja e Laçit është Vukiçeviç i cili edhe si futbollist ka luajtur me ekipe të rëndësishme si Sevilla e Partizani i Beogradit dhe tani do të vijë me misionin për të tentuar edhe titullin me Laçin pas shumë tentativave në këto vite.


Shtuar 17.08.2021 20:36