Zyrtare: Jeremy Doku rinovon për pesë vjet me Manchester Cityn

Manchester City ka zyrtarizuar marrëveshjen e re pesëvjeçare me Jeremy Dokun.

24-vjeçari, i cili u transferua nga Rennes gjatë verës së vitit 2023 për shumën e raportuar prej 55.5 milionë funte (65 milionë euro), do të qëndrojë në “Etihad Stadium” deri në qershor të vitit 2031.

Të lidhura

None found

Në tri sezonet nën urdhrat e Pep Guardiolës, Doku është aktivizuar 131 herë për Cityn, periudhë gjatë së cilës ka realizuar 22 gola dhe ka kontribuar me 29 asistime.

Anësori ka shtuar në palmaresin e tij një titull të Ligës Premier, një FA Cup, një EFL Cup, Community Shield dhe Kupën e Botës për Klube. Nën drejtimin e Enzo Marescas, ai kërkon ta pasurojë më tej koleksionin e trofeve.

“Deri më tani e kam shijuar jashtëzakonisht shumë eksperiencën time te City, prandaj ndihem fantastik që më është dhënë mundësia të vazhdoj këtu edhe më gjatë”, deklaroi Doku për faqen zyrtare të klubit.

“Ky klub ka një rëndësi të veçantë për mua, sepse këtu jam rritur si lojtar dhe si njeri. Ndihem i sistemuar dhe puna e stafit më ndihmon të bëhem më i mirë çdo ditë.

“Është thuajse e pamundur të përshkruhet gjithçka që klubi bën në mbështetje të futbollistëve. Asgjë nuk e konsideroj të mirëqenë dhe pikërisht kjo më ndihmon të përmirësohem si lojtar.

“Tani që Enzo është këtu, mezi e pres sezonin e ri. Mënyra se si ai dëshiron të luajë futboll përputhet me atë që na pëlqen ne, ndaj për lojtarët kjo është shumë emocionuese.

“Një tjetër arsye tepër e rëndësishme për firmosjen e kontratës së re janë tifozët e Cityt. Mbështetjen dhe dashurinë e tyre i ndiej vazhdimisht dhe kjo ka shumë vlerë për mua. Tashmë dua të përqendrohem që t’u sjell suksesin që meritojnë”.

Që nga ndeshja e tij e parë me Cityn, Doku kryeson të gjithë lojtarët e klubit për numrin e asistimeve, me 29. Në të njëjtën periudhë, vetëm Erling Haaland, me 128, dhe Phil Foden, me 74, kanë pasur më shumë përfshirje të drejtpërdrejta në gola.

Që prej debutimit të tij, asnjë futbollist i Ligës Premier nuk ka realizuar më shumë driblime të suksesshme se Doku, i cili numëron 278. Ai mban gjithashtu vendin e parë për aksionet me topin pas një depërtimi të suksesshëm, me gjithsej 311.

Gjatë kësaj kohe, Doku ka krijuar 136 raste, shifër që e pozicionon të katërtin mes sulmuesve të Ligës Premier.


Shtuar 13.08.2026 16:29

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomgamdom girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş