Flamurtari nuk ka humbur kohë për të prezantuar trajnerin e ri, i cili do të pasojë të larguarin Emiljano Çela.
Klubi vlonjat i ka besuar drejtimin e skuadrës, trajnerit Dritan Resuli. Një njohje e vjetër për kuqezinjtë, pasi Resuli ka drejtuar edhe sezonin e kaluar Flamurtarin.
Ndihmës-trajneri i Resulit do të jetë ish-lojtari i Flamurtarit, Ditmar Bicaj.
Dyshja kanë bashkuar forcat për të arritur objektivin e klubit që është ngjitja në Superiore sezonin e ardhshëm, ndërsa momentalisht mbajnë vendin e katërt në kategorinë e parë me 24 pikë.