Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Serinë A, firmos kontratë 3-vjeçare

Etrit Berisha rikthehet në Serie A. 32-vjeçari nga Prishtina është transferuar te Torino. Klubi italian ka prezantuar “gardianin” e kombëtares shqiptare ditën e sotme.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi piemontez me anë të një komunikate zyrtare teksa i uron mirëseardhjen portierit nga Prishtina.

Gjatë sezonit të kaluar, portieri 32-vjeçar me skuadrën e SPAL-it ka luajtur në total në 25 ndeshje.

Berisha është një njohës i mirë i Serisë A teksa ka mbajtur veshur më parë fanellat e Lacios, Atalantës dhe SPAL-it në kohën kur militonte në elitën e futbollit italian.

Berisha është lojtari më i ri i Torinos. Portieri ka firmosur një kontratë 3-vjeçare. Mirë se vjen“, lexohet në postimin e Torinos në Twitter.

Shtuar 3.07.2021 11:51