ZYRTARE/ E kualifikoi në Euro 2020, Angelovski jep dorëheqjen: Nder që drejtova Maqedoninë në Evropian

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, në përfundim të sfidës së humbur 3-0 përballë Holandës, deklaroi se mbyllte përvojën që kishte në krye të debutuesve të Europian.

“Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp në rolin e trajneri, pasi kontrata ime me Federatën Maqedonase të Futbollit skadon më 31 korrik. Do ta kujtoj këtë moment për pjesën tjetër të jetës sime. Dua të falënderoj stafin tim, lojtarët dhe familjen time për mbështetjen e tyre. Ka qenë një nder të jem në krye të kësaj skuadre në një kampionat evropian.”

Euro 2020 ishte turneu i parë i madh ku Maqedonia e Veriut mori pjesë që kur fitoi pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991. Angelovski tha se ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, pavarësisht nga tri humbje të fazën e grupeve.

Maqedonia e Veriut u mund 3-1 nga Austria dhe 2-1 nga Ukraina në dy ndeshjet e para të Grupit C, ndërsa në sfidën e fundit nuk ia dolën të përballonin furinë e “Tulipanëve”.

“Ne donim të bënim më mirë, por askush nuk duhet të ndihet i zhgënjyer, sepse ishte debutimi ynë në skenën e madhe dhe gjithçka që mund të bëj është të falënderoj lojtarët për përpjekjen e tyre.”

Trajneri 45-vjeçar ndjek gjurmët e kapitenit Goran Pandev, i cili mbush 38 vjeç në korrik dhe luajti ndeshjen e tij të fundit për Maqedoninë e Veriut. Sulmuesi veteran njoftoi tërhiqej nga kombëtarja, por pa saktësuar nëse i kishte dhënë fund me futbollin e luajtur.


Shtuar 22.06.2021 11:14