Zyrtare: Christos Tzolis vishet me fanellën e Arsenalit, transferimi kushton 40 milionë euro

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht afrimin e Christos Tzolis nga Club Brugge, duke vijuar përforcimet për sezonin e ardhshëm. Sipas burimeve të ESPN, klubi anglez ka shpenzuar rreth 40 milionë euro për shërbimet e anësorit 24-vjeçar.

Sezoni i fundit i Tzolis me ekipin belg ishte spektakolar: ai gjeti rrugën e rrjetës 22 herë dhe asistoi në 29 raste në 52 ndeshje në të gjitha garat. Këto shifra e bëjnë atë një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv të Mikel Artetës, veçanërisht pas shitjes së Leandro Trossard te Besiktas për 17.9 milionë euro.

Të lidhura

None found

Karriera e grekut filloi te PAOK-u, më pas ai kaloi te Norwich City ku regjistroi 14 paraqitje në Premier League. Debutimi i tij në kampionatin anglez ishte pikërisht në stadiumin “Emirates”, përballë Arsenalit. Më tej, Tzolis luajti për Twente në Holandë, për Fortuna Düsseldorf në Bundesligën 2 gjermane dhe së fundmi për Club Brugge.

Ai ka veshur fanellën e kombëtares greke në 34 raste, duke shënuar 9 gola. Transferimi i tij bën pjesë në listën e blerjeve verore të Arsenalit, e cila përfshin edhe Piero Hincapie (i cili u ble përfundimisht pas një huazimi) dhe portierin Illan Meslier, që erdhi pa shpenzime nga Leeds United.


Shtuar 23.07.2026 14:58

matbetmatbetJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet