Snezhana Paunoviq, e cila në vitin 2025 u bë pjesë e Qeverisë së Serbisë, për më shumë se një dekadë ka marrë të ardhura të dyfishta nga shteti — si ligjvënëse dhe si udhëheqëse e një enti farmaceutik në Pejë, Kosovë.
Të lidhura
None found
Ajo që e bën rastin problematik është fakti se Institucioni Farmaceutik Pejë, të cilin ajo e drejtonte, u mbyll ligjërisht me një akt qeveritar në vitin 2021.
Vetë Paunoviq firmosi kërkesën për shlyerjen e këtij subjekti nga regjistrat zyrtarë, sipas materialeve të shqyrtuara nga Radio Evropa e Lirë.
Pavarësisht kësaj, pagesa e saj në cilësinë e drejtoreshës nuk u ndërpre, duke vijuar edhe pasi institucioni kishte reshtur së ekzistuari.
Gjatë 11 viteve sa qëndroi në këtë detyrë, ajo përfitoi një shumë prej rreth 146 mijë euro nga arka shtetërore serbe.
