Janë mbyllur 3 ndeshjet e sotme në futbollin kosovar.
Vëmendja kryesore ishte te derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan u mbyll në paqe 0:0.
Me këtë rezultat, edhe zyrtarisht Ballkani e ka siguruar titullin e kampionit për këtë edicion.
Kur kanë mbetur edhe tri javë, suharekasit ndodhen në vendin e parë me 70 pikë, teksa Gjilani në vendin e dytë me 59 pikë.
Në ndeshjet tjera, Prishtina mposhti 5:0 Feronikelin në “Fadil Vokrri”.
Sulley (’11,’40,’53), Zeka (’17) dhe John (’42) i shënuan golat për kryeqytetasit.
Kurse, sfida mes Dukagjinit dhe Ulpianës në Klinë u mbyll baras 1:1.
Shkalla (’77) realizoi fillimisht për lipjanasit, kurse Zhdrella (’83) barazoi për vendasit.