Tirona bardheblu”, Tirana feston derbin me mesazhin “Deri kur fryma t’më mbaroj

Pas një starti të vështirë në dy javët e para, Tirana ka gjetur sërish formën në kampionat. Skuadra bardheblu, e drejtuar nga Dean Klafuriç, triumfoi 3 – 1 ndaj Partizanit në derbin e kryeqytetit, në një përballje të mbyllur me 4 gola.

Të lidhura

None found

Fitorja është pasuar nga një reagim i Tiranës në rrjetet sociale, ku klubi ka publikuar fotografinë zyrtare të ekipit. Në sfondin e saj shfaqet banderola me mbishkrimin: “Deri kur fryma t’më mbaroj”.

Postimi shoqërohet gjithashtu me frazën “Tirona bardheblue”. Për Partizanin, humbja në këtë derbi merr një peshë të veçantë, pasi nuk bëhet fjalë për një disfatë të zakonshme, por për një rezultat me ndikim ndaj rivalit të përbetuar nga i njëjti qytet.


Shtuar më 11.10.2026 23:10