Zidane rikthehet në Bernabeu

Zinedine Zidane, deri pak muaj më parë ulej në pankinën e Real Madridit, por vendosi që t’u jepte lamtumirën “Los blancos”, në kërkim të një aventure të re.

Dje, ish-tekniku i madrilenëve, është kthyer në “Santiago Bernabeu” si tifoz i thjeshtë, për të ndjekur Realin dhe ka folur si i tilllë për mediat spanjolle pas sfidës.

“Skuadra ka treguar shumë cilësi ofensive me Hazard, Benzema, Vinicius dhe Miguel Gutierrez, autor i një asisti të madh për Karim. Qartësisht duhet të përmirësohemi në mbrojtje, kemi komplikuar ndeshjen tonë, por kemi patur mbështetjen e tifozëve që na kanë shtyrë e pastaj kemi bërë një pjesë të dytë të mirë. Ndoshta shpenzuam shumë në fillimin e ndeshjes.

Atmosfera ishte e shkëlqyer, stadiumi do të jetë më i miri në botë, jam i sigurt. Mbeta shumë i çuditur, deri 15 ditë më parë dukej e pamundur të luhej këtu”, tha Zidane.


Shtuar 13.09.2021 21:46