Zinedine Zidane nuk do të shkojë te Manchester United. Trajneri francez ka sqaruar edhe arsyet pse ai nuk shkon as te Djajtë e kuq dhe as në premier ligë. Duket se gjuha angleze është pengesa kryesore që Zizu nuk shkon dot në kampionatin anglez.
Zinedine Zidan i ka thënë jo Manchester Junajtid. Ishte përfolur shumë ditët e fundit që francezi mund të shkonte të merrte drejtimin e djajve të kuq dhe të zinte vendin e Erick Ten Hag. Por kjo tashmë nuk do të ndodhë. Në një intervistë për L’Equipe, ‘Zizou’ ka dhënë shpjegimin që kompromenton praninë e tij në përgjithësi në Premier League. Zidane ka zbuluar se ai heziton të bashkohet me një klub të Premier League për shkak të pengesës gjuhësore.
Për të përditshmen franceze ai ka shpjeguar se megjithëse e kupton anglishten, nuk e flet mirë atë, ndaj nuk ndihet aq i aftë për të menaxhuar në mënyrë efektive një mjedis anglishtfolës. Një element thelbësor ky për komunikimin e Zizu me lojtarët. 52-vjeçari nuk pranon që të flasë me lojtarët dhe të tjerët nëpërmjet përkthyesit. “Unë e kuptoj anglishten por nuk e flas shumë mirë.
E di që ka trajnerë që shkojnë në klube të ndryshme pa e ditur gjuhë e tyre, por unë punoj ndryshe. Për të triumfuar hyjnë në lojë elementë të tjerë në kontekst global. Unë e di mirë se për çfarë kam nevojë për të fituar”. Pas kësaj përgjigje, ka një kuriozitet të madh për të zbuluar se cila do të jetë faza e ardhshme e Zidane në karrierën e tij si trajner.