Zëvendëspresidentja argjentinase i quan anglezët “piratë uzurpues” dhe ndez debatin para gjysmëfinales

Victoria Villarruel, zëvendëspresidentja e Argjentinës, ka shpërfillur hapur thirrjen e trajnerit Lionel Scaloni për të mbajtur futbollin larg politikës, duke publikuar një mesazh provokues që ka ringjallur plagët e vjetra mes dy vendeve, pikërisht në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës.

Historia e Kupës së Botës njeh një rivalitet të thellë dhe të mbushur me episode të paharrueshme mes Argjentinës dhe Anglisë. Ndeshjet e tyre kanë sjellë momente ikonike, që nga driblimi magjik dhe goli me “Dorën e Zotit” i Diego Maradonës, deri te goli i shpejtë i Michael Owen në 2002 dhe reagimi i furishëm i David Beckham pas daljes me të kuq.

Të lidhura

None found

Pavarësisht kësaj, përzgjedhësi Scaloni u kishte bërë thirrje lojtarëve dhe publikut që ta trajtonin ndeshjen thjesht si një sfidë sportive, duke lënë mënjanë çështjet jashtë fushës. Por kjo kërkesë duke se ra në vesh të shurdhër tek zyrtarja e lartë.

Përtej terrenit të blertë, armiqësia mes dy kombeve ka rrënjë të thella politike. Konflikti i armatosur i vitit 1982 për Ishujt Falkland – të cilët Argjentina i quan Malvinas – la pas 649 ushtarë argjentinas të vrarë, 255 britanikë dhe tre civilë. Edhe sot, mosmarrëveshja territoriale mbetet e hapur dhe e ndjeshme.

Duke injoruar paralajmërimin e Scalonit, Villarruel postoi në rrjetet sociale një deklaratë që ndezi menjëherë reagime. “Nesër përballemi me piratët uzurpues. Kjo s’është thjesht një ndeshje. Nuk do të sillem me korrektesë politike apo indiferencë; përballë anglezëve ka gjithmonë një dimension më të thellë”, shkroi ajo.

Më tej ajo shtoi: “Bëhet fjalë për Malvinat, për Diegon, për të qenë ndeshja e fundit e Leonit dhe për të ndalur pushtuesit. Përpara Argjentinë! Deri në frymën e fundit do të kërkojmë atë që na përket!”. Ky mesazh ka rikthyer në qendër të vëmendjes tensionet historike, duke e shndërruar përballjen sportive në një simbol të përplasjeve të vjetra.


MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş