Zbulohet pse Real Madridi ende nuk ka arritur marrëveshjen për Rodrin

Interesimi i Real Madridit për Rodrin mbetet i fortë, por çdo lëvizje drejt finalizimit të transferimit është e bllokuar derisa Manchester City të gjejë një pasues në repartin e mesfushës.

Të lidhura

None found

Burime nga “Fichajes” tregojnë se kampionët e Anglisë e kanë lidhur fatin e spanjollit me ardhjen e talentit francez Ayyoub Bouaddi nga Lille. Negociatat me madrilenët do të nisin vetëm pasi të përmbyllet me sukses ai operacion.

Rodri, i cili mban shiritin e kapitenit te Spanja, ka një marrëveshje aktive me klubin deri në qershor të 2027, por nuk ka dhënë përgjigje pozitive për zgjatjen e saj. Synimi i tij i qartë për t’u rikthyer në kampionatin spanjoll dhe për të veshur fanellën e Realit i jep shpresë skuadrës së kryeqytetit se transferimi mund të realizohet.

Momentalisht, mesfushori po shijon pushimet pas suksesit historik me kombëtaren në Botërorin 2026 dhe nuk është rikthyer ende në stërvitje me Cityn. Real Madridi, duke respektuar dinamikat e klubit anglez, pret momentin e duhur për të depozituar propozimin formal.

Nga zyrat e “Santiago Bernabeut” besojnë se dëshira e shprehur e futbollistit për të luajtur atje minimizon rrezikun që ai të përfundojë diku tjetër. Duke pasur parasysh se kontrata i hyn në vitin e fundit, Rodri duket i vendosur të mos firmosë një marrëveshje të re me anglezët.

Madrilenët e kanë vlerësuar kartonin e tij në rreth 50 milionë euro, teksa Manchester City synon të përfitojë rreth 60 milionë euro. Kombinimi mes moshës së lojtarit dhe afatit të shkurtër të kontratës përbën justifikimin kryesor të spanjollëve për të mos tejkaluar shifrën e propozuar.

Kërkesa për të përforcuar këtë pozicion ka ardhur drejtpërdrejt nga trajneri Jose Mourinho, që e sheh të domosdoshëm praninë e një mesfushori të pastër mbrojtës për edicionin 2026/27.

Në kampin tjetër, Manchester City nuk ka ndërmend të rrezikojë duke mbetur pa alternativa. Për këtë qëllim, objektivi prioritar është Ayyoub Bouaddi, 18-vjeçari i Lille, i cili shihet si një nga xhevahiret më të mëdha të futbollit evropian.

Skuadra franceze ka vendosur një çmim rreth 100 milionë euro për mesfushorin e ri, çka e ka ndërlikuar ndjeshëm bisedimet. Përfaqësuesit e Cityt po eksplorojnë alternativa për të reduktuar shpenzimet ose për të strukturuar pagesën në disa këste.

Largimi i Rodrit drejt kryeqytetit spanjoll do të marrë dritën jeshile vetëm pas përmbylljes së kësaj çështjeje.

Në fillim, te Real Madridi pati hezitime lidhur me gjendjen fizike të lojtarit, sidomos pas dëmtimit të rëndë që pësoi në shtator 2024, kur pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe dëmtim të meniskut në gjurin e djathtë, plus disa shqetësime muskulore të mëvonshme.

Sidoqoftë, performanca e tij madhështore në Kupën e Botës i fshiu çdo dyshim. Si kapiten dhe udhëheqës i Spanjës drejt titullit kampion, Rodri u vlerësua si lojtari më i spikatur i turneut, duke i dhënë garanci të plota Real Madridit se e ka rifituar formën më të lartë.

Tashmë, të gjithë sytë janë te Manchester City. Nëse arrihet akordi për Bouaddin, Reali do të vijojë menjëherë me ofertën zyrtare, duke synuar të sigurojë shërbimet e Rodrit për shumën rreth 50 milionë euro përpara startit të sezonit të ardhshëm.


Shtuar 5.08.2026 10:59

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş