Zbulohet arsyeja pse ultrasit e Juventusit këndojnë ‘E urrej Liverpoolin’ në çdo ndeshje të tyre

Ultrasit e Juventusit fyejnë Liverpoolin në minutën e 39-të të çdo ndeshje, pasi ata ende nuk e kanë harruar fatkeqësinë që ndodhi në stadiumin ‘Heysel’ aty ku 39 tifozë të Juventusit humbën jetën para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Jo shumë njerëz e dinë se ultrasit e Juventusit përmendin Liverpoolin në çdo ndeshje qoftë ajo vendas apo mysafir, por fjalët e tyre nuk janë aspak miqësore.

Tifozët më fanatikë të ‘Bianconerëve’, në fakt e kanë ofenduar Liverpoolin tash e 40 vite pas tragjedisë së stadiumit ‘Heysel’, që mori jetën e shumë tifozëve të Juventusit para fillimit të finales me Liverpoolin.

Kjo tragjedi kishte ndodhur saktësisht më datë 25 maj të vitit 1985 në Bruksel, ku disa huliganë të Liverpoolit u futën me forcë në sektorin e tifozëve neutral që ishte e mbushur kryesisht me tifozë të Juventusit. Një pjesë e murit të stadiumit u rrënua, duke lënduar rëndë tifozët e Juventusit, dhe duke shkaktuar vdekjen e 39 prej tyre, ndërsa pjesa tjetër mbetën të lënduar.

Kjo është arsyeja pse këndohen koret ndaj Liverpoolit në minutën e 39-të të çdo ndeshje.

Ultrasit e ‘Zonjës së Vjetër’ mund të dëgjohen duke kënduar ‘E urrej Liverpoolin’ apo ‘Kush nuk kërcen është anglez’.

Juventusi shpreh homazhet e tyre ndaj viktimave në çdo përvjetor me aktivitete të ndryshme në Turin, ndërsa në vitin 2010, 25 vite pas tragjedisë, Liverpooli kishte bërë një memorial në ‘Anfield’./Telegrafi/


Shtuar 10.03.2024 15:05