Zaniolo pranë rikthimit, synon të ndihmojë skuadrën e Ligën e Evropës

Ylli Romës, Nicola Zaniolo është pranë rikthmit nga dëmtimi i cili e ka mbajtue për një periudhë të gjatë kohore jashtë fushave. Italiani synon të ndihmojë ekipin e tij të fitojë trofeun e Ligës së Evropës.

Talenti italian i Romës është jashtë fushave që nga muaji shtator pas një dëmtimi në gju.

Kthimi në fushë për mesfushorin është shumë afër, pasi që lojtari ka filluar stërvitjet me grupin.

“Po ndjehem më mirë çdo ditë”, ka deklaruar Zaniolo për gazetën italiane “La Gazzeta dello Sport”.

“Unë do të jemi i gatshëm në prill, ku do të luajë një lojë me ekipin Primavera dhe me padurim po pres që të ndihmojë Romën të arrijë një vend në Ligën e Kampionëve dhe të fitojë Ligën e Evropës”, përfundoi mesfushori italian.

Roma fitojë ndaj Shakhtari me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ës në Ligën e Evropës. /albeu.com/


Shtuar 14.03.2021 15:21