Zana Avdiu ka reaguar pas fjalëve të babait të Granit Xhakës, Ragip Xhaka, lidhur me deklaratën që ai bëri mbrëmë në emisionin “Favoriti o Botërorit” në T7.
Ajo bëri një lidhje direkte me këtë kanal dhe i ka kthyer përgjigje Ragip Xhakës.
“Më vjen keq që zoti Xhaka më kërcënoi publikisht. Më vjen keq që nuk e ka kuptuar statusin. Më vjen keq që nuk është ndalur ta mendoj dhe ta kuptoj se çka po thotë.
Vala më e rëndë e mesazheve ka ardhur pas reagimit të tij. Mua më vjen keq që një prind del të flasë në emër të djalit të tij që është i rritur”, është shprehur ajo./ h.ll/albeu.com