Vinicius Junior lojtari i momentit te Real Madrid

Vinicus Junior është lojtari i momentit te Real Madridi në sezonin e ri. Sulmuesi brazilian ka shkëlqyer në katër ndeshjet e La Ligas duke shënuar katër gola dhe asistuar një herë.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti i ka dhënë besimin e plotë brazilianit që e ka shfrytëzuar rastin në maksimum.

“Trajneri po tenton të nxjerr më të mirën nga secili prej nesh duke na dhënë besimin aty ku ai e di se ne mund të japim më të mirën. Me besimin që kam në veten time, gjithçka është më e lehtë”, deklaroi Vinicius.

21-vjeçari ka falënderuar edhe bashkëlojtarin e tij, sulmuesin Karim Benzema, i cili i ka ndihmuar të arrijmë formën dhe të përshtatet më shpejt në lojën e madrilenëve.


Shtuar 14.09.2021 16:11