VIDEO / Supergol nga Sokol Cikalleshi, por VAR “ngrin” buzëqeshjen e bomberit kuqezi

Sokol Cikalleshi u rikthye me ekipin e Konyaspor në ndeshjen e sotme që këta të fundit po luajnë momentalisht përballë Istanbulspor. Klubi vendosi ta rikthente bomberin kuqezi në ekip, pas përjashtimit që ndodhi për shkak se Cikalleshi kërkoi pagat e prapambetura.

Me t’u rikthyer në ekip, Cikalleshi gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e sotme. Sulmuesi nga Kavaja realizoi një supergol nga jashtë zone në minutën e 79’ të sfidës duke i dhënë të tijëve avantazhin. Por për fat të keq, ky gol u anullua për pozicion të parregullt.

Kujtojmë që sulmuesi i Kombëtares shqiptare po kalon një formë mjaft të mirë në elitën e futbollit turk. Deri më tani në këtë sezon, 33-vjeçari ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar në 2 të tjerë. /newsport.al/


Shtuar 14.01.2024 13:38