VIDEO / Qazim Laçi nuk ndalet, mesfushori i kombëtares tund rrjetën në Çeki

Qazim Laçi po kalon një formë fantastike në ndeshjet e fundit. Pas asistit dhe notës maksimale që i dha një vend në formacionin e javës në Europa League, kësaj rradhe mesfushori i Kombëtares shqiptare është bërë protagonist absolut në kampionat.

Në ndeshjen Sparta Prague – Teplice, Laçi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 72-të duke barazuar rezultatin në 1-1. 27-vjeçari u fut në fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë dhe menjëhrë u bë deciziv duke ndryshuar situatën për ekipin e tij.

Ky është goli i dytë i Laçit këtë sezon, ndërsa numëron edhe 6 asiste mes kampionatit dhe Europa League. /Newsport.al/


Shtuar 17.12.2023 20:40