Më shumë se një këngë, himni që do shoqërojë Kombëtaren në finalet e Europainit 2024 është një mesazh i shkëlqyer promovimi për Shqipërinë. Albania, kështu quhet himni që këngëtarit Capital T i është besuar nga FSHF.
Tanimë kënga dhe klipi janë të plota në Youtube, ndërsa promovohet Shqipëria. Nga ujërat e kristaltë, sitet arkeologjik, kalatë e kështjellat, si edhe qytetet në Shqipëri e Kosovë e Maqedoninë e Veriut nuk kanë munguar në këtë klip.
Të lidhura
None found
Në qendër të vëmendjes edhe ndeshjet kualifikuese, si edhe festa kuqezi pas sigurimit të një vendi në ‘Gjermani 24’. ‘Me i pas dy jetë, i kisha dhënë për ty’ apo edhe ‘Dardani, kudo kam shëtitur, por e kam ditur që s’ka si ty’, këto janë disa fragmente nga poezia që Capital T sjell.
