Jasir Asani ka lënë sërish gjurmë në kampionatin iranian, duke shënuar në derbin e zjarrtë mes Esteghlal FC dhe Persepolis, që po zhvillohet aktualisht për javën e pestë të kampionatit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dërgoi topin në rrjetë në minutën e 59-të, duke rivendosur ekuilibrin në 1-1. Më herët, ishte Mohammad Mohebi ai që kishte kaluar Persepolis në avantazh në minutën e 50-të.
Të lidhura
None found
Për Asanin, ky përfaqëson realizimin e dytë personal në këtë edicion të ri futbollistik në Iran me fanellën e Esteghlal. Goli i tij i parë kishte ardhur në përballjen ndaj Sepahan.
