Vidal është i sigurtë për të ardhmen, ky është ekipi që ëndërron te luaj

Arturo Vidal kërkon të respektojë deri në fund kontratën me Inter, që i skadon në vitin 2022. Pas kësaj eksperience me zikaltërit, kileni është i qartë dhe kërkon që të luajë me Flamengon.

Vetë mesfushori tregon se ka ëndërr të luajë për Flamengon, ndërsa mendon se mund të transferohet në vitin tjetër.

“Të luaj një ditë për Flamengon? Po, them gjithmonë që ëndrra ime është të luaj për Flamengon. Kam një kontratë me Interin, por ndoshta në vitin tjetër do të luaj me Flamengon. Për mua do të ishte një ëndërr, uria ime në fushë mbetet e njëjta”, u shpreh Vidal.


Shtuar 24.06.2021 14:41