Vidal: Championsi më lë pa gjumë

Arturo Vidal ka fituar kampionate në Gjermani, Spanjë dhe Itali. I fubdit ishte me Interin, por ajo që kërkon kileni është Champions League. Një kompeticion që siç thotë mesfushori, e lë pa gjumë dhe që kërkon ta fitojë me Inter.

“Tani për momentin është shumë e vështirë të mendosh për një tjetër skuadër duke qenë se sapo kemi fituar kampionatin.

Është e vështirë ta dij tani se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Por, Champions është ëndrra ime, më lë pa gjumë. Dua të vazhdoj me Interin dhe të luftoj për ta fituar”, u shpreh Vidal.


Shtuar 17.05.2021 11:42