Po interpretonte në teatrin e Shkodrës, momenti ku aktorit i bie blloku i betonit mbi shpinë (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme në Teatrin Migjeni në Shkodër ka ndodhur një incident.

Aktori Nikolin Ferketa është goditur nga një copë betoni e shkëputur nga Teatri Migjeni ndërkohë që ai po interpretonte.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara, Ferketa dëmtohet në shpinë nga blloku dhe shtrihet në tokë nga impakti, ndërsa kolegët menjësherë i shkojnë në ndihmë: Mos e rrethoni! Mos e rrethoni!


Shtuar 17.05.2021 11:36