Van der Vaart dhe largimi i tij nga Real Madrid: Mourinho ishte shumë i sinqertë dhe më tha ik, unë do të blej Ozil

Rafael Van der Vaart nuk i kursen lëvdata për Mourinhon

Ish-lojtari holandez, i cili kaloi dy sezone me Portugezin te Real Madrid, i doli në mbrojtje trajnerit aktual të Tottenham, i cili theksoi ndershmërinë e tij në deklaratat për talkSPORT2, shkruan Albeu.com.

Marrëdhënia e Mourinhos në dhomën e zhveshjes

“Ai është një trajner i pabesueshëm. Unë e kisha atë për dy sezone në Real Madrid. Ai është i sinqertë dhe mendoj se pothuajse të gjithë lojtarët që kanë punuar me të nuk flasin keq për të. Kjo do të thotë që ai gjithmonë mbron lojtarët e tij”.

Biseda në largimin e tij nga Real Madrid

“Në atë moment ai më tha “Rafa, unë do të blej Ozil. Kështu që mendoj se është më mirë nëse largohesh nga klubi. Nëse qëndron, edhe kjo është mirë, por je shumë i mirë për të qenë në stol. Provo të shkosh diku tjetër. Dhe unë shkova te Tottenham”.

Mendimi Për Bale

“Jam i lumtur që ai është rikthyer te Spurs, por jam më i lumtur me atë që po bën tani sepse mendoj se ai është një lojtar i shkëlqyeshëm. Ai bëri shumë te Real Madrid dhe e meritoi atë që po merr tani dhe shpresoj të vazhdojë kështu”, përfundoi ish mesfushori holandez. /albeu.com/


Shtuar 12.03.2021 17:07